Vjehrra më seksi se nusja: komentet vërshojnë për veshjen e Victoria Beckham në dasmën e të birit!

Në dasmën e shumëmediatizuar të Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, u fol shumë për eventin, por padyshim vëmendja të madhe morën edhe veshjet.

Prindërit e famshëm të tij, David dhe Victoria Beckham shkëlqyen në ceremony, megjithatë ishte ajo që ra më shumë në sy për elegancën e saj. Ish Spice Girl ishte e mrekullueshme me fustanin e derdhur ngjyrë argjendi, i cili rikrijonte “efektin e dritës së hënës kur reflekton mbi oqean”.

Fustani ishte krijuar posacërisht për të, dhe mbante padyshim firmën e Victoria Beckham Collection. Dizajneria postoi dhe një slefie nga hoteli, ku bukuria e fustanit me qëndisma në gjoks, dilte edhe më shumë në pah.

Komentet pozitive vërshuan. “Na fal Nicola, por mami Victoria është më seksi”, thoshte një prej tyre.

Bordo

Me te lexuarat