Vjehrra e Sarës i dhuroi një aksesor që ajo nuk do ta blinte kurrë vetë
Përveçse Sara Hoxha është në javët e fundit të shtatzënisë dhe se Ledri po pret me padurim të bëhet baba, ajo që dimë tjetër me siguri për familjen Vula është marrëdhënia e shkëlqyer mes Sarës dhe Xheraldinës. Përveçse mikesha shumë të mira, duket se Xheraldina është edhe një nga personat idealë për t’i bërë Sarës dhurata.
Në postimin e fundit në Instagram, partnerja e Ledrit shihet me syze dielli shumë të veçanta. “Kush tjetër veç Xheraldinës do të mi dhuronte këtk syze unike, që nuk do kisha menduar kurrë t’i blija vetë?”, ka shkruar Sara, duke treguar kështu se ka mbetur tejet e kënaqur me zgjedhjen e vjehrrës. Nuk mund të themi që është ndër rastet më të zakonta, por ja që mamaja e Ledrit kujdeset me detaje për t’ia përshtatur dhuratat vajzës që i ka rrëmbyer zemrën të birit.
Syzet janë një ndërthurje mes klasikes dhe stilit vintage; model ‘cat-eye’ aspak i zakonshëm, që dallon si në përzgjierje ngjyrash, ashtu edhe në dizanjin unik. Wow! Tani e kuptojmë nga i ka trashëguar Ledri shijet për stilin (all eyes on Xheraldina!) /News31