Vjehrra e “llaston” me… Olta Gixhari zbulon marrëdhënien me mamanë e partnerit misterioz

Olta Gixhari po shijon çastet më të lumtura me partnerin e saj, pasi u bënë prindër të një djali.

Aktorja ka vendosur që të mos zbulojë identitetin e të dashurit të saj, duke e mbajtur larg vëmendjes së mediave.

Çifti jetojnë në Spanjë, pasi Olta Gixhari u zhvendos atje për të qenë sa më pranë tij.

Së fundmi, Olta Gixhari ka zbuluar se së bashku me to, jeton edhe vjehrra e saj duke treguar edhe marrëdhënien me të.

Ajo u shpreh se nuk e ka aspak problem jetesën me vjehrrën, pasi kjo e fundit “e llaston” duke i gatuar petulla.

“Plasën petullat këtej. Ka lezet kur ke vjehrrën në shtëpi,”– shkroi Olta Gixhari.

Ndërsa postimin e shoqëroi me një foto të petullave që i ka gatuar vjehrra.

Aktorja mirëpriti në jetë fëmijën e saj të parë më 21 gusht. Ajo solli në jetë një djalë, që e quajti Amar.

Olta Gixhari ka postuar disa foto dhe video të foshnjës së saj, por është kujdesur që të mos i zbulojë imazhin.

/Panoramaplus.al