
Vizita e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë, ish-presidenti i Polonisë letër Trump: Të shokuar që presidenti ukrainas u trajtua në këtë mënyrë!
Ish-presidenti i Polonisë i ka dërguar një letër presidentit amerikan Donald Trump, ku shpreh “tmerrin dhe neverinë” e tij për takimin e republikanit me Volodymyr Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar.
Lech Walesa, një fitues i çmimit Nobel për Paqe, tha se atmosfera në Zyrën Ovale i kujtoi atij shërbimet sekrete komuniste të Polonisë dhe gjykatat e regjimit.
“Ata na privuan nga liritë dhe të drejtat tona civile sepse ne refuzuam të bashkëpunonim me qeverinë dhe mirënjohjen tonë. Jemi të shokuar që presidenti Volodymyr Zelensky u trajtua në të njëjtën mënyrë”, tha ai.
Walesa nënshkroi letrën së bashku me ish të burgosur të tjerë politikë polakë, shkruan Sky News.
Top Channel