Vizionet e Elvin Gurit në “Diaspora Flet”
Çfarë duhet përmirësuar për të tërhequr investimet e huaja nëvend?
Germin organizoi edhe këtë vit konferencën “Diaspora Flet”, e cila për shkak të pandemisë u zhvillua online, përmes njëplatforme teknologjike. Konferenca synon të lidhë profesionistëtë industrisë, biznese, komunitete, aktivistë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të reflektuar mbi angazhimin e diasporësshqiptare në 20 vitet e fundit dhe për të eksploruar dhe reflektuarmbi rolin e saj në 20 vitet e ardhshme.
Konferenca u përqendrua në “GlobAL2020: Lidhu. Krijo. Bashkëpuno” që ka si qëllim të eksplorojë mënyra në të cilatshqiptarët në të gjithë botën mund të ndikojnë pozitivisht dhe tëforcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar, të kontribuojnë në rritjene komuniteteve të diasporës dhe të bëjnë ndryshimedomethënëse në jetën e atyre që jetojnë në vendet e origjinës.
Gjatë të treja ditëve pati shumë diskutime, prezantime inspiruesedhe biseda me njerëz të mirënjohur. Gjatë konferencës tre-ditorepati folës nga fusha të ndryshme si: Afërdita Rakipi, Ori Hoxha, Fadil Berisha, Emina Cunmula, Ermonela Jaho, Hilmi Gashi, Rita Ora, Atifete Jahjaga, etj.
Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga foli për migracionin, rolin e grave në migrim, remitancat dhe nevoja përbashkërendimin e aktiviteteve mes diasporës dhe institucionevetë vendit amtar. Jahjaga e pyetur rreth fenomenit të migracionit,u shpreh se migrimi duhet të jetë një zgjidhje dhe jo një obligimi ndikuar nga faktorët e brendshëm. Ajo kërkoi një angazhimdhe një seriozitet nga elita politike për të trajtuar diasporën sipasuri kombëtare duke shprehur në fund përulje ndaj diasporësdhe ndihmës së saj në ndërtimin e Kosovës. Konferenca gëzoiedhe prezencën e ambasadores së SHBA–së në Shqipëri, Yuri Kim.
Gjithashtu, nga bota e biznesit, folës kryesor ishte Elvin Guri, aksioneri kryesor i One Telecommunications, i cili foli mbiangazhimin ekonomik të diasporës. Elvini ka investuar në atdhepas shumë vitesh aktivitet të suksesshëm jashtë vendit. I pyeturnga moderatorja Ilva Tare se si mund të bëhet vendi ynë mëatraktiv për investime të huaja, z. Guri shprehu se duhetpërmirësuar infrastruktura fizike, digjitale, politik-bërja, ekonomia dhe të rritet cilësia e arsimit. Investimin e tij në One Telecommunications, Elvini e konsideron si kontributin e tij përvendin, që të ndihmojë në integrimin e hapësirës ekonomike tëShqipërisë. Vizioni i tij është që të krijojë një kompani shqiptaredhe jo një kompani të Shqipërisë apo Kosovës. Ilva Tare solli nëvëmendje edhe aspektin filantropik të Elvinit, i cili ka financuarmbi 400 studentë shqiptarë në Bullgari dhe Kosovë për tëndjekur studimet e tyre. Elvini u shpreh: “Kam zgjedhur tëinvestohem tek edukimi si një mënyrë sistemike dhe e qëndrueshme për të gjeneruar breza që do t’i shërbejnë sëardhmes.”
Në konferencë u diskutuan edhe tema mbi transferimin e njohurive dhe aftësive nga diaspora në atdhe. Biseda kryesore u mbajt nga Kingsley Aikins, themeluesi dhe drejtori gjeneral i Institutit të Rrjetëzimit, një organizatë me vendndodhje në Dublin, që këshillon shtete, qytete, rajone, ndërmarrje, etj. se si të zhvillojnë strategji për t’u lidhur me diasporat e tyre përmes rrjetëzimit.
Krahas këtyre bisedave, u zhvilluan edhe shumë diskutime paralele dhe panele në të cilat u hodhën ide dhe pikëpamje mbi mundësitë që diaspora të tranferojë një pjesë të dijeve dhe aftësive në vendet amtare. Në këtë qasje, teknologjia dhe digjitalizimi marrin nje rëndësi të veçantë, pasi lehtësojnë prezencën e diasporës përmes kontributit virtual.
Konferenca u mbyll me dy paraqitje të veçanta: njëra – diskutim mes dy kampionëve, Robin Krasniqi dhe Lorik Cana, të cilët rrëfyen rrugëtimet e tyre dhe kërkuan nga të rinjtë shqiptarë të mos heqin dorë kurrë nga ëndrrat e tyre; si dhe paraqitjes surprizë të Rita Oras, e cila në rrëfimin e saj shprehu falenderime dhe përulje ndaj komunitetit të diasporës për përkrahjen ndaj saj në fillimet e karrierës. “Unë kam qenë gjithmonë e pasionuar që të flas për rrugëtimin tim dhe Kosova është krenaria ime”. Rita më tej shtoi se inspirimi dhe suksesi i saj burojnë edhe nga karakteri dhe traditat familjare shqiptare. Kur u pyet për këngën “Shine your light” video-spoti i së cilës është realizuar në Prishtinë, Rita tha se ajo ndihet e obliguar për të kontribuar për vendin dhe njerëzit e saj dhe se gjithmonë vjen në Prishtinë dhe angazhohet që ta bëjë atë pjesë të hartës botërore për aspekte pozitive.