Vivien reagon pas aludimeve se është ndarë nga Getinjo
Getinjo dhe Vivien nu përfolën së fundmi se mund t’ kishin dhënë fund lidhjes së tyre.
Aludimet nisin fillimisht pasi u vu re nga fansat se dyshja nuk ndiqeshin me njëri tjetrin në Instagram dhe kishin fshirë fotot së bashku. Më pas reperi nxiti akoma më shumë dyshimet ku përmes llogarisë së tij zbuloi se do të largohej nga mediat sociale pasi po vuante një fazë depresioni.
“Përshëndetje njerëz të dashur, uroj që jeni mirë krejt. Unë do të largohem pak nga rrjetet sociale për arsye personale! Kam pak një fazë depresioni dhe më duhet të jem pak larg këtyre aplikacioneve! Ju dua. Qëndroni pozitivë. Dhe sa i përket lidhjes me Vivin. S’ka të bëj me këtë punë asgjë. Thjesht kam nevojë të rri vetëm dhe të bëj një pushim nga të gjitha gjërat. Dashuri”,shkruante Getinjo. Mirëpo, Vivien zbuloi se dyshja janë ende bashkë duke postuar një foto në “videocall” me artistin.“Tuni im ka nevojë për pak qetësi. Ju lutem na respektoni.”, shkroi ajo.