Vitin që vjen Xhensila dhe Besi mund të bëhen prindër për herë të dytë!

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një nga çiftet më të dashura në showbizz-in shqiptar. Ata kanë shumë vite bashkë dhe janë prindër të një vajze, Ajkës.

Sot çifti feston përvjetorin e katërt të martesës, dhe këngëtarja ka zgjedhur ta urojë publikisht Besin në Instagram, me një video shumë funny. Ata reklamojnë disa nga produktet reja të “Silabel”, sigurisht ndërthurur me humorin e Besit, që nuk mungon. Linja e kujdesit ndaj lëkurës është sipërmarrja më e re e Xhensilës.

Krahas videos, pasi ka shpjeguar produktet, këngëtarja shshkruan “P.S: Gëzuar përvjetorin e martesës shpirt, vitin tjetër ishalla (👼🙏)”. Emoji i bebit lë të kuptohet se çifti dëshiron një motër ose vëlla për Ajkën.

Ata nuk e kanë përjashtuar asnjëherë mundësinë e zgjerimit të familjes, madje kanë thënë shpesh se do ta mirëprisnin një fëmijë, kurdo që të vijë.

/News31