Viti i Ri 2019 rikthen në muzikë Anxhelina Hadërgjonajn
Anxhelina Hadërgjonaj edhe këtë vit, ishte ndër personazhet më të komentuara. Këngëtarja që jeton në Amerikë, ku edhe po ndërton karrierën e saj si artiste, do të vijë me risi në Vitin e Ri 2019, shkruan Indeksonline. Pa dhënë shumë detaje në lidhje me projektn e ri, Anxhelina ka postuar një fotografi ku shfaqet mjaft sensuale me të zeza. Megjithatë kjo fotografi pikërisht paralajmëron rikthimin e fuqishëm të saj në tregun muzikor. Indeksonline mëson se këngëtarja shqiptare, në fillim të vitit që po vjen do ta lançojë projektin e ri muzikor, ndërsa kënga do të jetë në gjuhën angleze.