Viti 2018: Shkurte Gashi vendos raportin 1 me 6 femra-meshkuj

1514920911934-1
Këngëtarja nga Kosova, Shkurte Gashi dhe kantautori nga Tirana, Flori Mumajesi lançojnë sonte në Gjilan bashkëpunimin e tyre “Si dikur”, klip me të cilin artistët nisin Vitin e Ri. Por në koncert ata nuk janë vetëm pasi do të shoqërohen nga grupi që Mumajesi e ka emërtuar “Skuadra Shkurte Gashi”, e dominuar kryesisht nga djemtë e grupit “Threedots”. Siç e shihni nga foto, në vitin 2018 Shkurte vendos raportin e ri mes dy gjinive, që është për 1 femër, 6 meshkuj. Siç e shihni në foto grupi i Shkurtes përbëhet nga; Flori Mumajesi, Bruno, Klajdi Haruni, Vik Kraja, Mir Vathi e Ukë Gjugja.