Vitet për të janë vetëm numra, DJ Sardi bëhet nostalgjik në ditëlindjen e tij
Ditën e sotme DJ Sardi feston 31-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të rëndësishme të jetës së tij, Sardi është bërë nostalgjik dhe ka sjellë në kujtesë vitet e fëmijërisë. DJ-i ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, e cila duket se është shkrepur shumë vite më parë. Pavarësisht se ka kaluar shumë kohë që nga dita kur është bërë fotoja, duket qartë se disa tipare tek DJ Sardi kanë mbetur thuajse të njëjta.
Megjithatë DJ Sardi nuk i kushton shumë rëndësi viteve që kalojnë, sepse i konsideron thjesht numra. “31 vite. Është thjesht një numër’, – ka shkruar ai bashkangjitur fotos së fëmijërisë. Sot Sardi është një ndër DJ më të suksesshëm në fushën e tij dhe ka arritur të fitojë edhe simpatinë e publikut. /revistwho.com