Visjani nxjerr anën më të egër të Marinës

Visjani Ukcenaj nuk ka hequr dorë së tremburi Marinën dhe këtë sapo na e tregoi sërish në videon e fundit. Megjithatë në dallim nga të gjitha momentet e tjera, ajo çfarë bie në sy është reagimi instiktiv i Marinës, e cila përveçse është trembur, ka tentuar ta gjuajë me grusht në fytyrë.

“Muhamed Ali Vjollca leshon nje Grusht te Furishem fatmiresisht skishte Viktima @marina_vjollca… Dhe saga Vazhdon 😂😂Ky moment eshte vetem per mos te na marrin mesysh. Sonte ora 21 : 00 @klanifornia”, ka shkruar Visjani krah videos.

Kësaj here Marina u tregua e mirë dhe nuk e çoi deri në fund veprimin e saj, ndonëse prej kaq javësh vazhdon të ketë surpriza të tilla nga Visjani. Megjithatë me gjithë seritë e videove, jemi kuriozë çdo të sjellë java e ardhshme për Marinën dhe a do të bëhet ndopak “e keqe” ajo?/revistawho.com