Visjan Ukcenaj tregon momentin më të vështirë ekonomike: “Nuk bëra plazh, u mbylla në shtëpi dhe nuk i kërkova hua askujt”
Edhe pse shumica e showbizzit shqiptar shfaqen me veshje dhe makina luksoze, në fillimet e karrierës disa prej tyre kanë pasur një jetë mjaft të vështirë.
Aktori i humorit, Visjan Ukcenaj, në një intervistë të dhënë ka bërë një rrëfim të ndjerë për periudhën kur priste të bëhej baba.
Në vend që të gëzohej, Visjani tregon se ajo ka qenë periudha më e keqe për të nga ana financiare ku shtëpia ishte në gjendje të mjerueshme.
“Periudha më e vështirë e jetës time, sa i përket anës financiare për mua është viti 2018 kur ne patëm një tranzicion pasi u shkëputëm nga Vizion Plus në Tv Klan. Duke qenë se ishim në pritje të djalit, sapo kishim marrë një shtëpi më të madhe dhe ajo ka qenë në kuptimin e vërtetë të fjalës periudha kur mbetëm pa ‘kokërr leku në xhep’. Bashkë me Jonën, e cila ishte shtatzënë kërkonim nëpër xhepa pantallonash nëse ka mbetur ndonjë lek dhe ajo ka qenë vera më e vështirë në jetën time dhe e vetmja që ne nuk kemi bërë asnjë ditë plazh nga mungesa e parave. Nuk kemi dalë fare nga shtëpia për disa javë me radhë. Natyra ime sedërlie nuk më linte të kërkoja ndihmë apo hua as nga familja ime…” – u shpreh aktori në intervistë.