Visjan Ukcenaj baba për herë të parë, emri hyjnor që i vendosi të birit

Mbrëmjen e kaluar aktori i dashur për publikun, Visjan Ukcenaj u bë për herë të parë baba i një djali. Ai zgjodhi të japë lajmin e bukur nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku tregonte edhe foton e vogëlushit të shoqëruar me një mesazh të ndjerë. “Mbrëmë Jona solli në jetë djalin tonë. Zoti na bekoi me një engjëll. Jam i lumtur që e ndaj dhe me ju gëzimin më të madh të jetës. Këtë gëzim që asnjë prind nuk mund ta përshkruajë me fjalë. Këtë gëzim që i jep kuptim jetës”, shkruante ai pa zbuluar më shumë. Sipas Who Visjani dhe Jona kanë zgjedhur për djalin e tyre emrin Divin, i cili vjen nga frëngjishtja që do të thotë hyjnor.