Vis Pupa “torturë” mes dy grave, njërës në jetë dhe tjetrës në rol

Vis-Pupa-2

Vis Pupa ka postuar një foto në rrjetet sociale, në të cilën shkruan: “Se si më ka torturuar këtë radhë, do e merrni vesh të martën”. Në foto është shfaqur bashkë me gruan e tij, po siç ai e quan jo me atë të vërtetën. Sigurisht që e ka pasur fjalën për aktoren Egla Ceno, bashkëshorten në rol. Bashkë ata sjellin situata të ndryshme të konflikteve në çift gjatë episodeve “Burri-Gruaja”, që realizojnë në programin “M’fal për shprehjen”. Episodet e tyre janë pëlqyer mjaft nga publiku, duke krijuar një çift mjaft interesant. Por kjo është thjesht lojë aktoriale pasi në jetë ai ka një martesë shumë të lumtur me Belinën, bashkëshorten simpatike me të cilën poston shpesh foto nga jeta e tyre si të martuar.