Vis Pupa pas daljes nga shtëpia: “Ndihem mirë që dola”
Visi: Ndihem mirë që kam dalë, pasi nuk do vazhdoja dot më shumë. Për sa i përket banorëve, kam parë njerëz që kanë shansin e jetës të tregojnë kush janë dhe në këtë formë e kam menduar ta tregojnë, e nuk jam mërzitur më askënd.
Mendoj që është loja që të nxjerrë anët më të këqija, nuk i vë faj askujt.
Arbër: Kam menduar që në ditët e para që Visi ka sedër të madhe. Në kohët e sotme është e vështirë të gjesh një burrë që i skuqet faqja. Në krahasim me banorët e tjerë kam parë respektin që ka për njerëzit. Duke krahasuar me banorët, ti je një njeri që e shfaq turpin, i druhesh. Dua të vlerësoj për këtë.
Zhaklin: Udhëtimin brenda shtëpisë e ka bërë vetëm. Do doja të kishe reaguar disi, të kam parë të pozicionuar afër Luizit sepse nuk doje të bëheshe pjesë e debateve.
Visi: Nuk jam pozicionuar me asnjë, jam afruar aty ku ndihesha mirë. Në fillim jam shokuar sepse vuanin për asgjë, aktronin. Ofendoheshin me njeri tjetrin e më pa silleshin sikur nuk kishte ndodhur asgjë.