Virusi “Ethet e Nilit” në Shqipëri, Alimehmeti: Nuk ka vend për panik, shmangni vendet me mushkonja

Virusi “Ethet e Nilit” ka mbërritur në Shqipëri, për herë të parë pas 13 vitesh.

Mjeku Ilir Alimehmeti, në një intervistë për RTSH, u shpreh se nuk ka vend për panik dhe se është një virus që prek më shumë moshën e tretë dhe të sëmurët. Alimehmeti i bëri thirrje qytetarëve të shmangin ambientet me mushkonja.

“Është një sëmundje që prek numra të vegjël njerëzish dhe një pjesë e mirë e tyre nuk shfaqin asnjë simptomë, duke mos e kuptuar që janë prekur. Një numër i vogël që shfaqin simptoma do të kenë kryesisht dhimbje trupi, koke, temperaturë. Dhe një përqindje shumë e vogël do të kenë situate si menengit dhe encenfalit dhe nga këta të fundit nga 10 persona të prekur, 9 prej tyre shpëtojnë. Pra ka një shkallë shumë të ulët rrezikshmërie për jetën.

Edhe ky 0.1 përqindësh që rrezikon prek më shumë moshën e tretë, për njerëz të sëmurë e të tjerë. Pra është një virus që e njohim, një virus me simptoma që i njohim dhe me vdekshmëri 0.1 përqind dhe një mundësi për të kaluar në forma të rënda, kryesisht tek moshat e mëdha.

Është e vështirë identifikimi pasi ka simptoma të njëjta me ato që qarkullojnë gjatë stinës së verës. Vetëm nëse të shfaqen shenja si nervozizëm, humbje të vetëdijes këto janë shenja të sistemin qendror nervor. Nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por vetëm nga infektimi nga mushkonjat. Ruhuni nga mushkonjat pasi mund të transmetojnë shumë sëmundje”, tha mjeku.

politiko.al