
Virale/ Fotoja virale me Chris Brown kushton sa vetë bileta e koncertit të tij
Të paguash për të takuar idhullin nuk është diçka e panjohur apo e padëgjuar. Mirëpo fansat e Chris Brown-it na habitën me pozat e tyre krahas yllit amerikan në turneun e tij “11:11”.
Fotografitë ku Chris Brown prek të pasmet e fanseve kanë bërë xhiron e rrjetit, ku disa e kritikuan gjestin e këngëtarit dhe të tjerët e përgëzuan për strategjinë fitimprurëse.
Por sa kushton një foto e tillë?
Takimi dhe fotografia me këngëtarin kushton sa vetë bileta e koncertit, pra plot 1,111 dollarë.
Po ju me kë do ta bënit një foto të tillë?
classlifestyle