VIP-at tapë me alkool, publikohen fotot pa çensurë të familjes mbretërore

Një javë pas dasmës përrallore të Princ Harry-t dhe Meghan Markle, janë bërë virale disa foto të VIP-ave, që kanë trazuar disi ujërat. Fotografi i famshëm Max Butterworth ka publikuar disa imazhe të vjetra nga arkiva e tij e gjerë, duke u kthyer pas në vitet 2005-2008, gjatë përfundimit të një feste. Fotot janë bardhë e zi dhe ofrojnë një pasqyrë të jashtëzakonshme të jetës së miqve të Cheryl, Kate Middleton dhe Princit Harry, pasi u shpërqendruan nga klubet e natës, bare dhe hotele. Ish-ylli i “Girl Aloud”, Charyl tani është partnerja e Liam Payne. Por në fotot e publikuara nga Max, ajo shfaqet e veshur me një fustan dantellë duke u përqafuar me një tjetër femër. Ndërkohë Dukesha e Kembrixhit, Kate dhe Princi William, të cilët janë martuar 6 vite më parë, bënë një largim të dyshimtë me makina të veçanta. Ata njihen për daljet e tyre të kuruara në çdo detaj, por Kate dhe William na provuan gjithashtu se janë si gjithë të tjerët kur kthehen në shtëpi, pas një nate jashtë, shkruan Panorama Plus. Duke folur për “The Sun”, Butterworth tha se, “Kate mund të ketë qenë duke i thënë taksistit ku do të shkonte, në momentin që kam shkrepur foton, dhe Princ Harry e William hynë në makinën e familjes mbretërore pak më vonë”.