VIP-at shqiptarë solidarizohen me gjithë botën, kujtojnë me trishtim vizitën e fundit në katedralen e Notre Dame

Mbrëmjen e djeshme katedralja e famshme e Parisit, Notre Dame, u përfshi nga flakët për shkaqe ende të panjohura. Për 9 orë me radhë shërbimet zjarrfikëse të Francës luftuan me flakët, deri sa arritën t’i shuanin, por nuk mundën të shpëtonin çatinë e katedrales.

Notre-Dame-2

Një ngjarje e tillë u cilësua si tragjike, për shkak të trashëgimisë kulturore dhe historisë që vetë Notre Dame mban. Për orë të tëra e gjithë bota u bë bashkë, për t’u lutur për shpëtimin e një vepre me vlera të tilla. Edhe personazhet e njohur shqiptarë u solidarizuan me gjithë botën, duke reaguar në rrjete sociale dhe kujtuar me trishtim vizitën e fundit në katedralen e Notre Dame.

Notre-Dame-2

“Nuk duhet të jesh francez apo katolik për t’u trishtuar për humbjen e kësaj pune arti unike…Kjo foto është bërë vitin e kaluar…Duke e parë, mendoj se sa mirënjohëse duhet të jem që pata shansin të vizitoja këtë katedrale historike. Është e dhimbshme se disa ndoshta nuk do ta kenë më shansin tani”, – ka shkruar moderatorja Jona Spahiu, duke treguar qartë se sa shumë ka humbur bota nga djegia e Notre Dame.

Notre-Dame-4

Notre-Dame-5

Megjithatë presidenti i Francës Macron premtoi se katedralja do të rindërtohet, për të fituar sërish pjesët e humbura të saj. Ditën e sotme pasi zjarri u vu nën kontroll, autoritetet franceze dhanë lajmin e mirë se konstruksioni prej guri dhe një pjesë e mirë e veprave artistike kanë shpëtuar nga flakët. /revistawho.com