“VIP-at vijnë me overdozë”- Mjekja zbulon në Panorama TV rastet e personazheve të njohur kur kërkojnë ndihmë në spital: Nuk duan as…
Mjekja e Repartit të Toksikologjisë, Suela Xhufi e cila ishte e ftuar në emisionin “Panorama e Mëngjesit”, në Panorama TV ka zbuluar se ka shumë raste të personave të njohur të ekranit, apo siç quhen ndryshe edhe VIP-a, të cilët paraqiten për të marrë ndihmë në spitalin shtetëror për shkak të overdozës nga droga.
Mjekja Suela Xhufi: Po vijnë VIP-a, por jo për të bërë detoks, vetëm në rastet kur kanë kaluar overdozë dhe nuk duan të shkruajnë as emrin.
Në rastet e overdozës vijën se spitali i shtetit është më i sigurt me ekipin e mjekëve që ka, në rastin e kokainës apo heroinës pacienti mund të bëjë vdekje klinike.
Detyrimisht vijnë patjetër në shtet VIP, kanë ardhur gjithmonë e do vijnë prapë.
Panorama.al