Viola Spiro vendos t’i lërë të gjitha, braktis të dashurin dhe projekton të ardhmen në SHBA
Jeta e moderatores shqiptare Viola Spiro duket se po merr një rrjedhë krej të re që pas bujës mediatike, ku u bë pjesë e shtypit italin si e dashura e të ashtuquajturi “Zoti I drogës”, Valentin Selaj. E ftuar në emisionin “Pushime on Top” në Top Channel pak ditë më parë, ajo rrëfeu detaje nga jeta e saj private e momentit. Këto ditë ajo po qëndron në Jug, ku po pushon bashkë me të ëmën, për të cilën pohoi se ka një marrëdhënie shumë të afërt. “Ajo është shoqja ime më e mirë. Për gjithçka bisedoj me të, e kam pranë gjithmonë për çdo gjë që kam nevojë”, tregoi Viola për raportin e veçantë nënë e bijë. Ndër të tjera, prezantuesja e një emisioni sporti në TVSH, u shpreh se se po mendon ta braktisë Shqipërinë e të shkojë pikërisht aty ku janë zhvendosur prej disa kohësh prindërit e saj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Dua të largohem për disa kohë. Të shkoj tek prindërit, do të bëj edhe një trajnim atje. Pas shumë viteve në televizion dua të shkëputem, dhe duhet të jetë diçka pak më ndryshe për t’u rikthyer në television. Nëse nuk më shikon në shtator dije që kam ikur në Amerikë”, i tha Viola në bisedë e sipër moderatores së këtij emisioni veror, Ori Nebijaj. Se si e ndien veten në këtë treg të vajzave të ekranit ku të jesh e bukur mund të të hapet çdo derë, ajo la të kuptohej se bukuria nuk ka qenë një aset që ia ka bërë jetën më të lehtë asaj. “Jam ndjerë e paragjykuar shumë herë për shkak të bukurisë. Kur të shikojnë në ekran dhe je e bukur mendojnë se atë vend e ke arritur vetëm prej faktit të pamjes së jashtme”, tha Viola. Por gjatë kësaj intervistë të realizuar pranë detit, Viola nuk la pa prekur pjesën e dashurisë. Sa i përket kësaj ndjenje, Spiro bëri një ndalesë tek partneri i jetës, që sipas saj nuk do të jetë asnjëherë një futbollist. “Nuk më pëlqejnë nga mënyra si e jetojnë jetën me disiplinë dhe ndoshta ai lloj regjimi i pengon ndoshta në jetën e saj private apo sentimentale”, tha ajo gjatë këtij rrëfimi. Kjo deklratë e saj i bëri përshtypje publikut, pasi për herë të parë ajo nuk e përmend fare të dashurin Valentin Selaj, sikur ai të mos ekzistojë. Në lidhje me këtë fakt burimet tona kanë thënë se ata janë ndarë, dhe kjo është arsyeja që në mbi dy vite lidhje Viola për herë të parë vendos të mos e përmendë. Nuk dihen arsyet që mund të kenë çuar në prishjen e kësaj lidhjeje vetëm pesë muaj pas ribashkimit të çiftit, me daljen e tij nga paraburgimi në Hollandë. Pjesë e asaj tabloje arrestimi të tij në Itali, u bë dhe Viola, me statusin e të dashurën bukuroshe “të bosit shqiptar të drogës”, siç citohet nga mediat italiane.
Dashuri dhe luks, historia e bujshme e Viola Spiros me djalin më të ri se vetja
Një histori tepër e përfolur nga mediat shqiptare dhe jo vetëm, mund të themi se ishte lidhja e moderatores Viola Spiro dhe Valentin Selaj, i cili u arrestua në nëntor të vitit të kaluar nga policia hollandeze. Menjëherë pas daljes nga qelia e paraburgimit, ku Selaj qëndroi rreth 20 javë, çifti rifilluan lidhjen. Pasi u la i lirë nga prokuroria e Hollandës, çifti u panë duke festuar në një lokal në zonën e ish-Bllokut në prill të 2018-ës. E as një muaj nga lirimi nga paraburgimi, Selaj së bashku me moderatoren Viola Spiro filluar zyrtarisht pushimet. Në postimet e fundit në Instagram, moderatorja ndante me ndjekësit foto nga udhëtimet e shtrenjta në Turqi. Ish-velina e “Fiks Fare”, e cila prej vitesh ishte e lidhur ngushtë me këtë punë në televizion së bashku me motrën e saj Petrula, nuk hezidonte ta ekspozonte standardin e jetës, atë të një pasanikeje të vërtetë. Kështu një muaj nga lënia në gjendje të lirë e të dashurit të saj Valentin Selaj, gazetarja e sportit braktisi Tiranën herë pas here për të shijuar botën në vendet e klasit të parë. Nëse i hidhni një sy Instagramit të saj, pas një stopimi të shkurtër postimesh (që përkoi me kohën kur i dashuri i zemrës ishte në arrest), pas lirimit të tij ajo përditësonte profilin zyrtar me foto nga qendrat tregtare të luksit e deri tek restorantet ku fatura e një darke mund të jetë e majme. Prezantuesja e sportit u rikthye pushimeve luksoze, ashtu siç bënte para arrestimit të partnerit, me të cilin dukej se kishte një lidhje të fortë dashurie. Ajo e nisi verën me pushimet në Jug krah të dashurit, dhe u rikthye sërish atje, kësaj herë pranë nënës së saj. Kujtojmë që Viola kaloi pesë muaj të vështirë në jetën private që nga ndalimi i të dashurit, Valentin Selajt në Hollandë. Para pak muajsh ai fitoi lirinë, dhe ata u fotografuan sërish çift, dëshmi kjo se lidhja e tyre ishte më e fortë tani sprovës që kaloi. Por duket se gjërat kanë ndryshuar. Ndërkohë pas mbylljet së Kampionatit Botëror, ku Viola shfaqej përditë në ekran me të ftuar që komentohenin ndeshjet, mesa duket Viola po nis një etapë të re në jetën e saj private. Siç shihet gjërat me të dashurin pak më të ri në moshë nuk kanë shkuar si duhet, dhe ajo ka vendosur të braktisë Shqipërinë për një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Panorama Plus