Viola Spiro së shpejti braktis Shqipërinë, arsyeja
Moderatorja e njohur shqiptare Viola Spiro ishte e ftuar në emisionin “Pushime on Top” në Top Channel, ku ka rrëfyer shumë detaje për jetën private. Këto ditë ajo po qëndron në jug ku po pushon bashkë me mamin e saj. “Ajo është shoqja ime më e mirë. Për gjithçka bisedoj me të, e kam pranë gjithmonë për çdo gjë që kam nevojë”, tregoi Viola për raportin e veçantë nënë e bijë.Ajo ka treguar se po mendon ta braktisë Shqipërinë e të shkojë pikërisht aty ku janë zhvendosur prej disa kohësh prindërit e saj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Dua të largohem për disa kohë. Të shkoj tek prindërit, do të bëj edhe një trajnim atje. Pas shumë viteve në televizion dua të shkëputem dhe duhet diçka pak më ndryshe për tu rikthyer në television. Nëse nuk më shikon në shtator dije që kam ikur në Amerikë” I tha Viola në bisedë Ori Nebijajt. Të jesh e bukur mund të të hapet çdo derë, por duket se bukuria nuk ka qenë një aset që ia ka bërë jetën më të lehtë Viola Spiros. “Jam ndjerë e paragjykuar shumë herë për shkak të bukurisë. Kur të shikojnë në ekran dhe je e bukur mendojnë se atë vend e ke arritur vetëm prej faktit të pamjes së jashtme”, tha Viola. Për sa i përket dashurisë, Viola Spiro tregoi se partneri i jetës së saj nuk do të jetë asnjëherë një futbollist. “Nuk më pëlqejnë nga mënyra si e jetojnë jetën me disiplinë dhe ndoshta ai lloj regjimi i pengon ndoshta në jetën e saj private apo sentimentale” tha bukuroshja Viola Spiro, shkruan Top Channel.