Viola Spiro përkujton të atin e ndjerë me videon familjare, ku të gjithë janë kaq të lumtur

Në ditën e lindjes së babait të saj, Viola Spiro ka publikuar një video familjare nga festat e pushimet e përbashkëta kur babai i moderatores ishte ende me ta.

“Më dhemb shumë që nuk je më këtu me ne, por ne do buzëqeshim me të gjitha kujtimet dhe kohërat e bukura që kemi kaluar. Do e festojmë ditën tënde të lindjes gjithmonë, ashtu siç kemi bërë bashkë babuçi im. Derisa të takohemi përsëri. Të dua shumë”, ka shkruar Viola.

Mami dhe babi Violës, duken një çift mjaft i bukur që dinë ta shijojnë jetën dhe me siguri për mamin e saj këto ditë kur ka humbur shokun e saj të jetës, duhet të jenë shumë të vështira.

Pamjet e rralla tregojnë edhe moderatoren në moshë shumë të vogël dhe gëzimi në ato video ndihet e është i rrallë./revistawho.com