Viola Spiro e çmendur pas Gigi Hadid, e ndjek hap pas hapi në Amsterdam
Gazetarja simpatike e sportit, Viola Spiro këtë herë shijoi një udhëtim të bukur në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam. Surpriza e këtij udhëtimi ishte një përballje nga afër me modelen më të pëlqyer të momentit, Gigi Hadid. Hadid ishte e pranishme në qendrën tregtare “Bijenkorf” për të promovuar koleksionin TommyxGigi, Pranverë-Verë 2017. Viola ndodhej në mes turmës dhe priste modelen për t’i bërë foto me aparatin e saj celular, duke e shprehur hapur pëlqimin dhe simpatinë që ka për modelen e famshme.