Viola Spiro: 4 vitet me Arjon Muçën, dhe tatuazhi që mbaj ende në trup

“Lidhja me Arjonin më rriti. Nuk jemi miq, por tatuazhin për të e kam ende!, ka deklaruar në emisionin “Thumb”, gazetarja e sportit Viola Spiro për katër vitet e lidhjes me prezantuesin radifonik, Arjon Muçëa. Pas zhvendosjes nga “Ora News” në “RTSH”, moderatorja e sportit e ftuar nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, ka rrëfyer se si i ka aktualisht marrëdhëniet me ish-të dashurin, dhe a është penduar për këtë lidhje? “Jo, nuk jam penduar. Kam mësuar shumë nga ajo lidhje që zgjati 4 vite, besoj edhe ai nga unë. Tani nuk jemi miq“, tha ajo. Pyetjes së Fatmës nëse vazhdon ta mbajë tatuazhin që ka bërë në kohën kur ata ishin të lidhur, Viola ka treguar se e ka ende.