Vin Veli nuk ka dilema, pëlqen vithet e Linda Reit

Dj. i njohur Vin Veli ishte i ftuar në emisionin e ri me titull “Kush paguan” të Rudi Hizmos. Gjatë intervistës, moderatori i shfaqi në monitor fotot e disa vajzave të njohura të showbiz-it, të fokusuara në të pasmet e tyre. Jo pa qëllim Rudi u kishte fshehur portretin, në mënyrë që Vini të zgjidhte të preferuarën duke u nisur nga vithet. Dhe nuk pati asnjë dilemë, pasi direkt Vini pëlqeu vithet e Linda Reit. Kur Hizmo i bëri të ditur se të kujt ishin këtë të pasme të rrumbullakosura ai qeshi, duke u shprehur se s’ka asgjë të keqe që janë të Lindës, përderisa i ka të bukura.