Vin Veli mori ftesën për t’u futur në Big Brother (por refuzoi për këtë arsye)

Vin Veli, i cili është një Dj mjaft i njohur në vend, dhe po aq i njohur edhe si ish i dashuri i moderatores Bora Zemani, me të cilën kanë një djalë, ka zbuluar se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e shout “Big Brother Vip”.

I ftuar së fundmi në rubrikën “Trotuar” në “E diell” ai zbuloi se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e BBV.

“Nuk kisha mundësi të isha pjesë e atij spektakli, “Big Brother VIP Albania”. Po mundohem të ndjek gjëra që janë më happy, më të bukura”, tha ai. Më pas ai shtoi se si ai ka dhe njerëz të tjerë që nuk shohin Big Brother, për arsye nga më të ndryshmet.

Jam i sigurt se ka njerëz që nuk janë të përfshirë 24 orë në atë që ndodh sepse merren me libra, merren me sport, merren me biznes. Dhe njerëzit që janë të suksesshëm e përqëndrojnë energjinë e tyre te gjërat që u duhen jo te gjërat që i rrethojnë. Ka një arsye dhe nuk është kaq e çuditshme që unë nuk ndjek një emision. Si unë ka edhe të tjerë.”- tha Vin Veli.

Nëse dhe Vin Veli do të ishte futur në Big Brother, aty ku ka hyrë edhe Donaldi, me të cilin Bora Zemani ka patur një lidhje të gjatë pas ndarjes me të, atëherë me të vërtetë, do të kishim pasur një tjetër dimension të këtij spektakli. Ndoshta./revistawho.com