Vin Veli jetë të re pa Bora Zemanin, çfarë fshihet pas fotos së vajzës që postoi në Instagram

“Miles away”, titullohet klipi i ri muzikor i Dj. Vin Veli në bashkëpunim me Sava. Ndërkohë që ish-partnerja e tij Bora Zemani rrëfeu në “ Xing me Ermalin” krizën një vjeçare mes tyre që përfundoi me ndarje me konsensus, Vin ka njoftuar në Instagram projektin e tij të ri. Në njërën foto ai shfaqet duke luajtur në piano, ndërsa në foton tjetër shfaqet porteti i një vajze simpatike që i jep makinës. Nuk dihet se cila është historia e dashurisë që rrëfehet nëpërmjet kësaj kënge. Gjithsesi Vin Veli tani është një baba beqar i një djali nga lidhja me prezantuesen e emisioneve sportive, Bora Zemanin.