Vin Veli e pranon se ka tradhëtuar: Nuk e di nëse ajo…

Dj i njohur, Vin Veli, ishte i ftuar së fundi në ‘Glamour Zone’.  Ai folur për shumëçka, por ka zbuluar detaje edhe për jetën e tij private. Dj ka pranuar se ka dashuruar 3 herë, por i konsideroi ndjenja të ndryshme nga njēra-tjetra. I pyetur nëse ka tradhëtuar ndonjehëre, Vin Veli u shpreh kështu: “Kam tradhëtuar, në lidhjen time të dytë ndoshta. Nuk e di nëse ajo e di, sepse tani do ngatërrohen me njëra-tjetrën. Mendoj që shumë njerëz kanë tradhëtuar, pavarësisht se nuk e thonë”, u shpreh Vin Veli. Ai shtoi se nuk e kujton arsyen pse  ka tradhëtuar, por me siguri prej moshës apo monotonisë.

Revistawho