Vin Veli çudit me deklaratën pas ndarjes nga Bora Zemani: U ndjeva shumë keq pas tradhtisë

Vin Veli dhe moderatorja e emisioneve sportive, Bora Zemani i kanë dhënë fund bashkëjetesës pas shumë vitesh lidhje. Ishte DJ i njohur që pak ditë më parë e pranoi publikisht ndarjen në programin e Rudina Magjistarit. Së fundmi i ftuar në “Oktapod” është pyetur nga Turjan Hyska nëse ka rënë pre e tundimit dhe ka tradhtuar ndonjëherë, Vin Veli iu përgjigj: “Po, kam tradhtuar”. “Jam ndjerë shumë keq dhe më ka bërë të limitohem prej atyre ndjesive”, u shpreh Vin Veli.