Vin Diesel aksidentalisht në “Fast and the furious”

Është pjesë e filmit tashmë shumë të famshëm “Fast and the furious” që nga seria e parë, por për habinë e të gjithëve u fol se Vin Diesel nuk ishte pjesë e kastës. Kjo pasi për këtë rol të Dom, ishte i kërkuar Timothy Olyphant, i cili do të luante përkrah Paul Walker sipas propozimit të producentit, Neil Moritz. Por të gjitha ranë poshtë pasi Timothy e refuzoi rolin pas leximit të skenarit. Ky do të ishte fati i Vin Diesel, i cili sa i hodhi një sy skenarit u shpreh i bindur se ky film ishte vetëm për të. Producenti u shpreh për mediat se edhe pse Timothy është një aktor i mrekullueshëm, në të vërtetë është fat i madh për “Fast and the furious” që të ketë në kastë Vin Diesel, i cili e nisi këtë film në vitin 2001 për të mbërritur në serinë e tetë.