Vilma Masha vazhdon të punojë edhe në fund të shtatzënisë dhe nuk e fsheh më barkun e rrumbullakosur

Në muajin shtator ‘RevistaWho.Com’ zbuloi se Vilma Masha ishte në pritje të ëmbël, gati 1 vit pas martesës së saj. Pak javë më parë përmes një postimi në rrjete sociale, moderatorja zbuloi se së shpejti do të sjellë në jetë një vajzë. Gjatë kësaj kohe Vilma është përpjekur ta fshehë barkun e rrumbullakosur në çdo foto përmes veshjeve të gjera apo ndonjë truku tjetër.

Vilma-2

Mirëpo tashmë moderatorja është në fund të shtatzënisë dhe nuk mundet që ta fshehë më barkun as me veshje. Mbrëmjen e djeshme moderatorja ishte e pranishme në stadiumin ‘Air Albania’ për të raportuar për ndeshjen që u zhvillua mes Shqipërisë dhe Francës dhe pas përfundimit ka publikuar disa foto në rrjete sociale. Të gjithë e kanë vënë re barkun e saj dhe janë shprehur se shtatzënia i ka dhënë një nur të bukur.

Vilma-3

Vilma ka qenë e pranishme gjatë gjithë kohës në stadium dhe duket se pritja e ëmbël nuk e ka penguar të vazhdojë punën e saj me të njëjtën energji e pasion. Përveç kësaj nga fotot dallohet se moderatorja sportive ka po të njëjtat linja trupore dhe me siguri nuk duhet të ketë shtuar shumë në peshë nga shtatzënia. Këto kohë në rrjet kanë qarkulluar zëra se pas lindjes vendin e Vilmës në emisionin “Gol pas goli” do e zërë një gazetare që e njeh mirë fushën e sportit, por ende nuk është zbuluar se cila do të jetë.

Vilma-4

/revistawho.com