Vilma Masha në prag të martesës, videoja që ngriti dyshime

Interesi i publikut për të ditur më shumë rreth lidhjeve sentimentale që kanë vajzat e ekranit është tepër i madh. E një prej tyre është gazetarja e njohur e sportit Vilma Masha, të cilën prej vitesh e kemi parë në “Supersport”. Para pak muajsh, Vilma foli për lidhjen e saj të dashurisë me një djalë, i cili jeton në Itali dhe lajmëroi se planet për dasmë ishin të afërta. E mesa duket kështu po ndodh. Është vetë moderatorja që ka publikuar një video në “Instastory”, ku shfaqet me fustan nusërie, sipas Intv.al. Nuk e kemi të sigurtë nëse është fustani i saj i nusërisë, apo do të marrë pjesë në ndonjë sfilatë fustanesh nusërie. Në një intervistë të fundit tek “Rudina”, gazetarja e sportit pyetjes nëse ëndërron që të vishet me fustan të bardhë si shumë vajza, ajo iu përgjigj: “Nuk më duket sikur e kam ҫështje plani. Nuk kam qenë asnjëherë e fiksuar që do të mbaroj shkollën, do fejohem, do martohem, ashtu si shumë vajza duan. Nuk e di se kur mund të vijë ky moment, në momentin që do të vijë propozimi… jam gati!” Sa i takon marrëdhënies me partnerin, Vilma Masha është shprehur se: “Nuk e di nëse është fat apo zgjedhje, por nuk kam dashur që partnerin ta kem pjesë të ekranit, se do të shikoja një lloj gare, një lloj konkurrence, siҫ kam vëne re edhe te kolegë të mi. Ndërsa në momentin kur vjen nga një fushë e ndryshme, ke gjithmonë diҫka të re për të treguar”.