Vilma Masha ka një ‘rivale’ të preferuar dhe ja për kë bëhet fjalë
Vilma Masha është ndër gazetaret sportive më të njohura në vendin tonë. Prej vitesh ajo prezanton formate sportive, duke ruajtur një profil gjithnjë diskret në media.
E ftuar në emisionin “Ditë pas Dite”, prezantuesja zbuloi për herë të parë se tashmë ishte momenti për të provuar një format humori, veç sportit. Shpesh e quajtur një figurë serioze, gazetarja tha se do të ishte mirë që publiku të njihte edhe anën gazmore të saj.
Pa komplekse Vilma foli edhe për koleget. Duket se ‘rivaliteti’ mes kolegeve ka një konotacion pozitiv në sytë e saj. Hygerta Sako ishte moderatorja sportive e saj e preferuar, duke i shprehur publikisht kështu vlerësimin që kishte për të.