Vildane Zeneli vjen në Tiranë dhe na prezanton me vajzat seksi të fisit
Modelja seksi Vildane Zeneli ishte në Tiranë e pranishme në eventin “Oda”. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës veç saj bëri bujë edhe ardhja e grimierit të Kim Kardashian, Marios, i cili ishte arsyeja e prezencës së shumë vajzave të bukura të showbiz-it shqiptar në këtë aktivitet. Vildane, super në formë postoi në Instagram një foto me Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj, të cilat i prezanton si kushëritat e saj. Shumë bukuroshe në një fis të vetëm apo jo, duke përfshirë këtu edhe vajzën e madhe të Albërie Hadërgjonaj, Agnesën, një nga organizatoret e eventit “Oda”.