Vildane Zeneli i përgjigjet publikisht Getinjos pasi e ftoi ‘live’ në takim
A mund t’i shohim bashkë Vildane Zenelin dhe Getinjon? (Nuk po flasim për muzikë, të kuptohemi.) Pse jo! Reperi një vit më parë deklaroi në “Shiko Kush LUAN” se Vildanen do ta ftonte me kënaqësi në një takim.
Si gjithmonë, kaq mjaftoi që fansat e Vildanes dhe Getinjos të nxisnin dyshen për ta bërë realitet takimin. Një nga faqet e ndjekësve ka postuar videon ku reperi i jep përgjigje pyetjes “Cilën nga vajzat e showbizit do ta ftoje në një ‘date’?” dhe kjo i ka tërhequr menjëherë vëmendjen modeles. Vildanja ka komentuar menjëherë në postim, duke shkruar: “Do kishim çfarë të flisnim sepse Getinjo është super inteligjent!” Përpos kësaj, ajo ka shtuar edhe një ikonë puthje. Oh-la-la do thonin francezët?
Duket se takimi i dyshes jo vetëm që do të realizohet, por me siguri do dëgjojmë shumë më shumë për ta (noshta) si çift…Gjithçka mund të ndodhë! /News31