“Do vij me një ushtri djemsh”, Klaudia Pepa bëhet partnerja numër dy e Ardit Gjebresë

“Kënga Magjike” prej javësh ka nisur përgatitjet për netët finale. Tashmë prezantimi i këngëve bëhet çdo të dielë, para publikut dhe një jurie profesioniste. Këtë vit krah prezantuesit historik të festivalit, Ardit Gjebrea pamë Bora Zemanin e cila ka pranuar se ndihet shumë e lumtur që do të jetë pjesë e këtij rrugëtimi. Gjatë transmetimit të djeshwm të “E diela Shqiptare”, u zbulua edhe prezantuesja e tretë që do t’i shtohet figurave të njohura televizive. Klaudia Pepa në një lidhje me ‘Skype’, nga Italia tregoi se pas 2 javësh do tw udhëtojë drejt Shqipërisë për të nisur punën për “Kënga Magjike”. “Do vij me një ushtri djemshi”, tha ajo gjatë lidhjes direkte, duke ju referuar balerinëve profesionistë të Who. Kujtojmë se netët gjysmëfinale të festivalit do të mbahen më 5 dhe 6 dhjetor, ndërsa finalja e madhe në 8 dhjetor.