Vigan Shehu: Periudha më e gjatë single ka zgjatur tre ditë
Që kur e vuri palestrën në plan të parë sa i takon prioriteteve të tij, këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother 6” Vigan Shehu tashmë ka fituar titullin e mashkullit “supersexy”. Por të jesh në kulmin e dëshiruar sa i takon fizikut, nuk është gjithmonë favorizuese për të krijuar një lidhje të konsoliduar. Tashmë vëllai i këngëtarit të njohur, Valon Shehu, i ka hyrë tregut muzikor dhe mund t’i shprehë më mirë përjetimet në këngët e tij. Verën e kaluar e pamë në breg të detit në xhirimet e klipit “Tregoma”, ku sillte një histori dashurie me Lori Hoxhallarin. Ndërsa këtë verë e ka nisur i vetmuar me moton e tij: “Nëse do të jesh i fortë, atëherë mëso të jesh vetëm”. Për më shumë rreth marrëdhënieve të tij rrëfen për revistën “Story”.
Ke nisur muajin korrik me një moto, ku mund të gjejnë veten të gjithë ata që s’kanë një të dashur për të kaluar pushimet. Ku qëndron vlera e vetmisë në stinën e verës?
Ka vlerën e saj vetmia edhe në këtë rast, sepse kur je vetëm i mendon gjërat më mirë. Pra nuk hallakatesh.
Pra mund të ndihesh i lumtur pa një lidhje e ke fjalën?
(qesh) Po, edhe pa një lidhje.
Çfarë konsideron ti lidhje, cili duhet të jetë intensiteti i takimeve në çift?
Lidhje quaj kur pëlqen dikë dhe kur interesi është vetëm dashuria që kam për të, asgjë tjetër.
Ti vetë sa kohë shpenzon me dikë që të intereson?
Shumë kohë, dhe shumë shpesh.
Kur je larg çfarë bën për të mos ia ndjerë mungesën?
Mundohem të mbaj lidhjen nëpër rrjete sociale, por që është e vështirë. Gjithsesi nuk ndodh shpesh.
Kur e përjetove lidhjen e fundit?
Para dy muajsh ishte lidhja ime e fundit, por që nuk zgjati shumë.
Pse nuk zgjati?
Si gjithmonë xhelozia e tepërt tek femra bëri që unë të ftohesha në ndjenjat që kisha për të.
Pse kaq ndikim të keq ka xhelozia?
Po, në rastet kur xhelozia bëhet në situata të kota… Ndërsa xhelozia me kuptim nuk më ftoh, përkundrazi më jep fakte që partnerja me të vërtetë më do, apo më ndjen. Është e bukur xhelozia me masë.
Kur je vetëm ndihesh më rehat?
Ndonjëherë po, sepse bëhem më i fortë.
Pse dashuria të dobëson?
Jo përkundrazi më inspiron për shumë gjëra. Vetmia që po dëshiroj është një periudhë e shkurtër. Por është normale sepse jeta s’është gjithmonë fushë me lule.
Dhe sa ka zgjatur peridha më e gjatë që ke rezistuar pa praninë e një femre?
(qesh)3-4 ditë. Kaq është periudha kur unë kam qenë single…