Vieri: Po, është e vërtetë. Elisabetta Canalis më p*shtyu dhe goditi në kokë
Marrëdhënia mes Christian Vieri dhe Elisabetta Canalis, që ka zgjatur nga viti 2000 deri më 2004, ishte vërtet e turbullt, e shënjuar nga xhelozia, përplasjet dhe tensionet. Ajo vetë e kishte treguar këtë gjatë një interviste me Francesca Fagnani në “Belve”, e ka konfirmuar edhe vetë ish-futbollisti, i kontaktuar nga Valerio Staffelli, i cili i dorëzoi atij “Tapiro d’Oro”.
Për “Striscia la Notizia”, Vieri konfirmoi episodet që u referuan nga ish-e dashura e tij. Një nga këto ka të bëjë me përplasjen e ndodhur mes tyre në një bar. “Është e vërtetë që një herë u godita nga Elisabetta. Ajo hyri në bar ku isha me një mike, më pështyu dhe më dha një goditje me kokë. Për fat, ajo ende nuk praktikonte kickboxing”, – tha ish-sulmuesi i shquar italian me ironinë e tij të njohur.
Showgirl-i kishte treguar gjithashtu për një shkrim ofendues që ajo kishte gdhendur në makinën e Christian Vieri. Edhe në këtë rast, ish-futbollisti e ka konfirmuar: “Po, edhe ajo histori është e vërtetë. Dhe mendoni; ne nuk ishim as të fejuar. Më shkroi mbi makinë ‘djalë kurvë’. Ishte një nga ato fazat tona të tërheqjes dhe shtytjeve”.
Elisabetta Canalis nuk e ka fshehur dramacitetin e marrëdhënies me Vierin, që ajo vetë e ka quajtur ‘të turbullt’. Bukuroshja italiane ka shpjeguar se si marrëdhënia ishte e shënjuar nga grindjet e ashpra dhe dinamika toksike: “Unë e lija, pastaj e shihja me të tjera dhe më vinte inat. Njëherë në një bar shkuam deri në rrahje, duhej të na ndanin të tjerët. Ishte një marrëdhënie e mundimshme, nuk kishte shumë besnikëri nga ana e tij. Më ka lënduar shumë, preka fundin”.
Po kështu, ajo shpjegoi për Francesca Fagnani episodin e shkrimit te makina e Vierit: “Një natë, duke mos mundur të flija, i zhgarravita makinën. Më kishte lënduar aq shumë, sa doja ta dërgoja në stërvitje me shkrimin “djalë kurvë” në trupin e makinës, që ta fotografonin”.
“Në jetën time kam pasur vetëm dy të dashura të rëndësishme. Kam kaluar 3 vite me Elisabetta (Canalis) dhe 5 vite me Melissa (Satta), – kishte thënë Christian Vieri për “Vanity Fair”. – Besnikëria më ka rënduar sidomos në fillim, për këtë arsye ishte më shumë Elisabetta ajo që zemërohej, më ndiqte në rrugë për të më rrahur”.
oranews.tv