Me videon më të bukur të momenteve së bashku, Klea Huta shkruan dy fjalë për Elgitin

Klea Huta dhe Elgit Doda tashmë nuk konsiderohen më si çift i ri në showbiz-in shqiptar, por ata janë padyshim një nga të preferuarit e publikut. Lidhja ka kohë që ka nisur, por vonë u bë publike dhe gradualisht të dy personazhet e njohur nisën të ndanin me ndjekësit në ‘Instagram’ momente shumë speciale nga jeta private.

Pak minuta më parë, Klea ka publikuar videon më të veçantë që kishim parë deri më tani nga çifti i njohur. Në të shfaqet një kolazh fotosh të të dyve në momente shumë romantike dhe mbi video shkruhet: “Dashuri në 2019”. Krahas postimit, moderatorja e njohur ka shkruar vetëm dy fjalë që thonë gjithçka: “Faleminderit Zot”. Dashuria mes çiftit vetëm shtohet, ndërsa kjo video me siguri do ju emocionojë të gjithëve. / revistawho.com

https://www.instagram.com/p/Bw2cSnEhZja/