Videoklipet spontane të KIDDA-s duken kaq *cool* dhe fiksues!

Një nga këngët më të suksesshme të këngëtarit KIDDA, ka edhe një nga klipet më të thjeshtë që mund të keni parë: Njerëz që kërcejnë dhe këndojnë këngën, përfshirë këtu edhe personazhe të njohur si Alaudin Hamiti, Don Phenom etj., si dhe vetë KIDDA duke kënduar, kërcyer nën tingujt e këngës së tij dhe duke filmuar copëza të një dite të thjeshtë.

Rezultati? Një video e këndshme, spontane dhe shumë “chill”.

2 vite më vonë, KIDDA ka publikuar një tjetër këngë dhe klipi ndjek të njëjtën linjë: Thjesht njerëz që kërcejnë (video të marra nga TikTok), përfshirë këtu edhe vetë KIDDA.

“Meqë kënga u bë virale në TikTok, vendosëm të bëjmë një video të minutës së fundit, teksa kënaqeshim. Sigurisht, na duhej të përfshinim dhe familjen tonë të TikTok këtu (aq sa mundëm)”, shkroi këngëtari në YouTube.

Interesante!

Anabelmagazine