Videoja virale me Mimoza Ahmetin/ Gerta Gixhari shpjegon se ç’ndodhi në të vërtetë me të ftuarën e saj
Pak ditë më parë, një video e shkëputur nga emisioni “Pasditja ime” me të ftuar poeten Mimoza Ahmeti u bë virale në rrjete sociale.
Nisur nga videoja, kuptohet sikur Ahmetit i është ndërprerë fjala për shkak të reklamës ose “tjetrit”, që nënkupton të ftuarin/ën e radhës në emision. Mirëpo e ftuar në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio, gazetarja dhe moderatorja Gerta Gixhari, u shpeh:
“Në Instagram kam postuar pjesën e plotë të momentit ku kuptohet shumë qartë që unë nuk i kam ndërprerë fjalën, madje librin ja dhashë me dorën time, megjithëse kishte kaluar koha televizive për të cilën Moza ishte vënë në dijeni. Ajo reagoi ashtu pasi donte të qëndronte më shumë duke marrë kohën e të ftuarve të tjerë.”
Në Instagram, Gerta shkruan “Ky është momenti real që kundërshton çdo mendim të supozuar se ia ndërpreva fjalën teksa lexonte”, shoqëruar me videon e plotë.