Videoja skandaloze/ A është idiot apo mashtrues Ardi Veliu?

E mbani mend mashtrimin e madh të Edi Ramës me dhunën e policisë algjerniane, të cilën ai e shiti në facebook si msaa të policisë spanjolle kundër atyre që shkelnin gjendjen e jashtëzakonshme kundër Covid 19? në Rilindje po gënjeu i pari të njëjtën mënyrë përdorin të gjithë vartësit. kështu ka bërë edhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili ka publikuar një video me zërin dhe figurën e tij, kur dhuna ndaj një të mituri 15 vjeçar që tronditi opinionin publik në vend, justifikohet me shfaqet e huaja të familjes së tij. Këtë llogjikë kriminale që do e kishte zili edhe policia e kohës së komunizmit, Veliu e ka shfaqur gjatë një bashkëbisedimi me video përmes telefonit.

Ai ka treguar publikisht një video e papërshtatshme të nënës së 15 vjeçarit e cila dukej duke i vënë rrovolen në kokë dikujt tjetër. Pra nëteksti është i qartë, shikoni ç’ nënë ka prandaj i duhej dhënë dru edhe djalit.

“Por a është në të vërtetët djali që i është bindur të gjithë thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja? Do iu shfaq një video të mamasë së tij, që të shikoni se nga çfarë familje vjen. Kjo është mamaja e djalit me pistōletë në dorë. Për të thënë se nga çfarë familje vjen. Jo se dua të mbroj policinë, por duhet të jemi realistë dhe të ftohtë në gjykim”, tha drejtori i policisë.

Ky arsyetim skandaloz sapo u bë publik ngriti disa pyetje që e denoncojnë Veliun.

“Çmendet” #ArdiVeliu, justifikon dhūnën e policisë ndaj 15-vjeçarit me videon e nënës: E shikoni çfarë familje!

Geplaatst door Të Paekspozuarit – TPZ.AL op Vrijdag 29 mei 2020

Së pari a ka tagër ai të bëjë publike atë foto apo video të nënës së djalit? Së dyti në ç’mënyrë e ka siguruar dha nga e ka vjedhur? Së treti a mund të penalizohet një fëmijë për sjelljet e prindërve të tij? Së katërti dhe më kryesorja a e justifikon figura morale e së ëmës dhunën që ushtroi policia mbi të birin.

Në vend që të justifokohej me qëndrimin e ri drejtori i policisë krijoi një efekt boomerang.

Por idiotësia ose mashtrimi i tij nuk përfundojnë tek mënyra e të menduarit, pra tek fakti se ai e paragjykonte një adoleshent sipas sjelljeve të prindrit dhe në këtë mënyrë justifikonte dhunën ndaj tij.

Budallallëku nuk ka brirë. Sepse edhe pamjet e së ëmës që ai serviri rrezultuan të jenë një mashtrim i madh. Ato nuk janë pamje reale, por skena të një filmi, ku gruaja ka luajtur disa skena episodike në filmin “dashuria nuk mjafton”.

Këtë të vërtetë tronditëse, që e bën të pashmangshme dorëheqjen e drejtorit të policisë, jo vetëm për mentalitetin por edhe për paaftësinë ulëritëse e ka  pohuar vetë gruaj në fjalë. Në një intervistë për ABC Nevs, ajo tha: “Filmi është “Dashuria nuk mjafton” e regjisorit të madh Drilon Hoxha që ka bërë bujë. Nga një ana të vjen keq por edhe për të qeshur për reagimin e tyre.

Unë jam duke e ndjekur këtë çështje me struktura më lart se policia. Unë e kam thënë se në intervistat e mia që ndihem e kërcënuar”.

Disa ditë më parë, në 15 maj opinioni është tronditur nga dhuna që disa oficerë kanë ushtruar mbi një të ri pse kishte dalë për shëtitje.

Në videon që u publikua nga JOQ Albania, dallohen dy punonjës policie që i shtrengojnë me dhunë përtokë fytyrën të riut, ndërsa edhe e qëllojnë me shpullë.

Më pas e ngrenë atë dhe e shoqërojnë drejt makinës ndërsa njëri prej policëve vijon ta dhunojë duke e qëlluar në shpinë.

Pasi plasi skandali në rrjetet sociale polici me iniciale G. H., pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr. 2 u pezullua dhe ndaj tij filluan hetimet. por bashkë me të për të larë fytyrën policia gjobiti edhe adoleshentin e dhunuar.

“Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale dhe të dhunshme të disa punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj një të mituri, i cili sipas raportimeve paraprake po lëvizte jashtë orarit të lejuar për shkak të masave kufizuese të marra në kuadër të gjendjes së pandemisë.

Ky akt tepër i rëndë dhe i dënueshëm dëmton seriozisht imazhin e Policisë së Shtetit duke na kthyer pas në kohët e arbitraritetit” deklaroi pas kësaj ngjarjeje presidenti Meta.

Por, sikur të dojë të na shtyjë pas në kohë edhe më të errëta, mentalitetin e të cilave me sa duket ruan, Ardi Veliu e ka jufifikuar dhunën ndaj të birit, me shfaqet e huaja në sjelljen e së jëmës, megjithëse mes dy ngjarjeve nuk kishte asnjë lidhje. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte ai ka mashtruar duke përdorur një sekuencë filmi si skenë reale që tregonte moralitetin e aktores nënë.

©Lapsi.al