Videoja ku Diddy dhunon Cassie-n shokon njerëzit
CNN ka publikuar ekskluzivisht një video të vitit 2016, ku Sean “Diddy” Combs shihet duke dhunuar partneren e tij asokohe, Cassie Ventura.
Sekuenca filmike e xhiruar nga disa kamera, mban datën 5 mars 2016 dhe është realizuar nga kamerat e sigurisë së një hoteli (tashmë i mbyllur) në Los Angeles.
Në video, Diddy shihet teksa del nga dhoma e hotelit për t’u drejtuar tek ashensorët me një peshqir të lidhur rreth belit, në ndjekje të Ventura-s. Ai e kap nga qafa dhe e përplas në tokë. Më pas, kthehet për ta goditur disa herë me radhë me shqelma.
Pasi merr nga toka çantën dhe valixhen e saj, muzikanti kthehet për ta goditur sërish, teksa Ventura është e shtrirë dhe nuk reagon. Më pas, e tërheq ish-të dashurën për t’u drejtuar te njëra dhomë e hotelit. Situata bëhet akoma më e rëndë kur Diddy shihet nga reflektimi i një pasqyre teksa e godet atë me disa objekte të tjera.
Video u bë virale menjëherë dhe komentet janë të mbushura me thirrje kundër reperit. “E vërteta del në dritë gjithmonë”, shkruan dikush. “Ai duhet mbyllur pas hekurave”, shkruan një tjetër. Ndërsa një i tretë shkruan: “Imagjino çfarë ka bërë pas dyerve të mbyllura”.
View this post on Instagram
Kujtojmë se ish-partnerja e reperit ka ngritur një padi ndaj tij në nëntor të vitit të shkuar pikërisht për abuzim dhe dhunë. Avokatët e saj kanë deklaruar se kjo video vetëm vërteton akuzat e rënda të ngritura ndaj Combs.
Diddy dhe Ventura kanë qenë bashkë nga viti 2007-2018 me ndarje dhe bashkime të shpeshta. Këto janë ngjarje për të cilat modelja ka ngritur akuzat i përkasin pikërisht periudhës në të cilën daton kjo video.
Reperi prej muajsh është duke u përballur me akuza të njëpasnjëshme për trafikim, dhunë fizike, psikologjike e përdhunim nga disa persona të ndryshëm.
Anabelmagazine