Videoja e “sherrit” në Tiranë, reagojnë Finem dhe Don Xhoni

Mbrëmjen e djeshme qarkulloj në mediat online një video, ku raportohej se ishte reperi i njohur Finem, i cili përplasej fizikisht me një grup djemsh të paidentifikuar.

Fillimisht u bë me dije se personi tjetër që ishte përfshirë në sherr ishte reperi Don Xhon, megjjthatë duket se kjo nuk ka qenë e vërtetë. Ishte pikërisht reperi nga Drenica i cili reagoi i pari për lajmin, duke e cilësuar atë si “fake news”. (Lajm i rremë)

Don Xhoni reagimin e tij e bëri me anë të një videoje “live” në Instagram, ku shfaqej pa asnjë shenjë në fytyrë dhe duke thënë se aktualisht ndodhet në qytetin e tij në Kosovë dhe jo në Tiranë.

Këtë e ka konfirmuar edhe moderatori Meriton Mjekiqi i cili i ka pasur reperët të dy pjesë të emisionit të tij, ndërsa tha dhe se ndihet i zhgënjyer nga kolegët e tij gazetarë për lajmin e raportuar.

“Doja t’ju tregoja se nuk është i vërtetë lajmi i Don Xhon, fola edhe me vëllain e Finem.”– tha Mjekiqi ndër të tjera.

Gjithsesi ajo që mund të thuhet me siguri nga videoja është se Finem është protagonist i saj, pasi dallohet qartë. Ndërsa ende nuk dihet se me kë ka ndodhur përplasja dhe për çfarë arsye, reperi nga Tirana reagoi për gjithçka u përfol në media mbrëmë në profilin e tij të Instagram-it.

Ai u shpreh i mërzitur nga deklaratat e Don Xhon dhe miqve të tij dhe që nuk e kishin kontaktuar. Sipas Finem, të dy nuk kanë dijeni për videon dhe gjithçka është një lajm i rremë.

“Unë nuk e dija atë video për vete, sa rrafim ne përditë… Do mbajmë mend ne sa rrafim… Mund të më dërgosh një mesazh, si ta zgjidhim këtë që na ra, se as unë nuk kam faj këtu, por jo të tregosh më shumë detaje, se po qe puna për detaje… lajmi është fake, po pse duhet të vazhdojmë të nxjerrim gjërat më gjatë? Do të tregosh që ke njerëz? Ndoshta ti je gangster, po çoje një fjalë të mirë, jo do dalim tani të tregojmë njerëzit, nejse…” – tha Finem në reagimin e tij.

/News31