Video/ Xhensila i përgatit natën romantike Besit për përvjetorin
Ditën e djeshme, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku festuan 2 vjetroin e martesës. Që në pikë të mëngjesit, Besi postoi një foto të shkëputur nga dasma dhe uroi bashkëshorten me fjalët më të ëmbla.
“Gëzuar përvjetorin e dytë. Dita e dytë më e bukur pas lindjes së Ajkës”, shkruan Besi krah fotos.
Ndërkohë Xhensila publikoi një video ku shihet në natyrë ndërsa që tregon një tavolinë të mbushur plot me ushqime, zbukurime dhe qirinj pa fund.
Xhensila: Prit të lëviz pak karrigen që të ulesh i dashur bashkëshort.
Besi: Ti e di që në evente të tilla nuk duhet të mungojë domatja. Ty hallall të qoftë që je munduar.
Xhensila: Po ja, jam unë domatja. /Gazeta Liberale