Video virale e Ylli Limanit shkakton bujë në rrjet. Fansi i jep lekë, ja çfarë bën ai

Hedhja e sendeve të ndryshme drejt këngëtarëve në skenë është bërë ‘trend’ i këtyre kohëve që shpesh kanë shkaktuar edhe incidente tek personazhet me famë botërore.

Por siç duket këto sjellje nuk janë shumë larg edhe prej këngëtarëve shqiptarë, si në rastin e Ylli Limanit ku një fans gjatë performacës tentoi të gjuante jo objekte, por lekë drejt tij. Në videon e bërë virale në rrjet shihet reagimi i Yllit i cili i ka refuzuar dhe është i prerë për të mos i marrë.

Por ky moment na bën të kuptojmë se paska mbetur në memorien e këngëtarit pasi dhe ai vet në instagramin e tij ka bërë një reagim shumë funny duke shkruar se: “Ma shikoni more fytyrën. Gjoja: “Jo, jo nuk ka nevojë. Mos më ngushto se nuk i marr”.