VIDEO/ Vajza e Aurela Gaçes i lë të gjithë “gojëhapur”, performon në skenë si e rritur
Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe është shumë e përkushtuar ndaj vajzave të saj. Shumë momente me to, ajo i ndan edhe në rrjetet sociale, siç ka ndodhur së fundmi.
Vajza më e vogël e këngëtares, Abigail ka ka performuar para një publiku të gjerë, e veshur me një kostum lejla. Ajo ka dhuruar një atmosferë shumë të bukur për të gjithë, ndonëse, sipas Aurelës, Megjithatë, Abigail rrëmbeu zemrat e publikut.
“Abi ime, e vogla e mamës. Kishte kohë që më thoshte, dua tek skena jote, dua të vij tek skena . Mbas shume kërkesash, i ja plotësova dëshirën.
Ishte e pregatitur me gjithe arsenalin e saj prej një 5-vjeçareje. Donte edhe kostumin e performances….
Por, ndodhi që nuk bëri koreografine që kishte muaj që e mësonte përmendësh .
U hutua mesa duket nga skena,dritat, plus përballja me duartrokitjet,nuk është aq e lehte.
Por çfare më gëzoi më shumë ishte fakti që nuk u tërhoq, as nuk e dha veten që s’po bente atë koreografine e saj. Perkundrazi, vazhdoi jepte performance me çfare mundi, edhe u ekzaltua nga duartrokitja.
Te des mama.
Faleminderit të gjitheve ju miq e dashiamirës qe ishit aty ate nate edhe e mbeshtetet nje femije me deshira, si çdo femije tjeter.
Femijet tanê të kenë jetë, shëndet e kurrë mos u dorezofshin përballe sfidave të jetës.
Abi e kaloi sfidën e parë. Ky fakt më gezoi zemrên ( se si prind, sigurisht nuk do te me vinte mire ta shihja te trembur e të tërhiqej)
Nje lutje për fëmijet tanë…të rriten pranë nesh,plot dashuri e plot shëndet“, ka shkruar Aurela.
View this post on Instagram
abcnews.al