VIDEO/ “U prish loja”, Broja bën humor para ndeshjes ndaj Serbisë

Kombëtarja shqiptare po vijon përgatitjet për ndeshjen tepër të rëndësishme ndaj Serbisë, e cila do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Sfida do të luhet në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 21:00, dhe pritet me interes të madh nga tifozët kuqezi. Teksa skuadra është grumbulluar dhe ka nisur fazën përgatitore, lojtarët gjejnë pak kohë edhe për t’u argëtuar.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga mbrojtësi Elseid Hysaj ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Në të shihen Hysaj, Juljan Shehu, Alen Sherri dhe Armando Broja duke luajtur një lojë me letra në ambientet e grumbullimit.

Por loja nuk përfundoi ashtu siç pritej për sulmuesin e Chelsea-t. “U prish loja, u prish komplet”, dëgjohet të thotë Broja me humor, duke shprehur pakënaqësinë për rezultatin në lojën me letra, jo në fushën e lojës.

Ora News