VIDEO/ U nda nga jeta dy muaj më parë, Ingrit Gjoni kujton të motrën me momentet më speciale!
Rreth 2 muaj pas humbjes së motrës, këngëtarja, Ingrid Gjoni, ka ndarë një video me momentet më të bukura me të.
Nga ditëlindja te udhëtimet me të, këto pamje tregojnë qartë shpirtin e bukur të Ildës.
“Përgjithmonë”, shkruan Ingrid Gjoni krah kujtimeve.
Ilda Gjoni, nënë e tre fëmijëve u nda nga jeta në 25 dhjetor si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Marrëdhënia e Ildës me dy motrat e saj, Inisin dhe Ingridin ka qenë më shumë se speciale, motrat kishin zgjedhur të jetonin shumë pranë njëra tjetrës, në një lagje.
voxnews.al